Mbështetës të Partisë Demokratike, mes tyre edhe përfaqësues politikë, kanë nisur marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për t’iu bashkuar tubimit të studentëve që po mbahet para Ministrisë së Arsimit.
Deri në këto momente, protesta është zhvilluar e qetë. Ashtu si javën e kaluar, pritet që edhe këtë herë të ndiqet i njëjti skenar, me mbështetësit e opozitës që i bashkohen protestës së studentëve.
Kujtojmë se prej më shumë se 161 ditësh, studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës aktuale politike.
