Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, qytetarët e shumtë kanë nisur zyrtarisht marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku synojnë selinë e Kryeministrisë.
Nën thirrjet “Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama SPAK you” dhe me pankarta në duar, protestuesit kanë lënë sheshin qendror të kryeqytetit për të zbritur në bulevard.
Ky marshim vjen pas fjalimeve të forta të mbajtura nga qytetarë të thjeshtë, ish-minatorë dhe emigrantë të revoltuar me qeverisjen, të cilët kanë kërkuar reagim mbarëpopullor dhe rrëzimin e qeverisë “Rama”.
