Vllaznia ka treguar dhëmbët sot përballë Flamurtarit duke marrë një fitore të thellë 3-0 që e largon përkohësisht nga zonë e ftohtë e klasifikimit. Shkodranët duke parë situatën në të cilën ndodheshin sot e kishin detyrim fitoren, por sikundër pritej, ajo erdhi më lehtë se ç’ishte parashikuar

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 13-t nga Erion Vucaj që realizoi një gol shumë të bukur nga 30 metra, ndoshta pak edhe për faj të portierit kundërshtar. Pak minuta nga fundi i pjesës së parë Xhevahir Sukaj do të dyfishonte rezultatin, ndërsa në fillimin e fraksionit të dytë të lojës sulmuesi do të realizonte ‘dopietën’ e tij dhe golin e tretë për Vllazninë.

Vendasit në këtë sfidë humbën edhe një penallti kur rezultati shënonte 3-0. Kapiteni Lika gaboi nga pika e bardhë.

Humbja e dytë radhazi për Flamurtarin pas asaj kundër Luftëtarit që bën të humbasë vendin e dytë. Vlonjatët renditen të 3-t me 36 pikë, ndërsa Vllaznia e 8-a me 25-s pikë, 3 më shumë se Teuta e vendit të 9-ë.

Vllaznia 3-0 Flamurtari

13′ Vucaj, 37′, 48′ Sukaj /

Minutë pas minute

Përfundon takimi me fitoren 3-0 të Vllaznisë

85′ Zëvendësim i tretë te Vllaznia, largohet Vucaj, në vend të tij Gurishta.

83′ Paranë golit të katërt shkodranët, por ka qenë portieri Qirko, i cili ka treguar reflekset, duke mohuar një gol të sigurt.

82′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Musta, në vendin e tij 18-vjeçari Tushi, i cili bën debutimin me fanellën kuqezi.

79′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Xhevahir Sukaj, në vend të tij Pjeshka.

77′ Mundësi mjaft e mirë për Flamurtarin me Danilo Alvesh, i cili ka gjuajtur nga brenda zonës, por topi ka përfunduar jashtë kuadratit.

74′ Pas një gabimi të mbrojtësit Franc Veliu, topi është rëmbyer nga Arlind Kalaja, i cili ka dalë vetëm me portierin, ky i fundit i ka ndërhjyrë në mënyrë të gabuar duke shkaktuar 11 metërsh. Pranë topit ka shkuar Gilman Lika, i cili ka goditur traversën nga pika e bardhë.

67′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Kamara dhe vendin e tij e merr Ardit Hoxhaj.

62′ Gilman Lika provon me një gjuajtje nga distanca, por topi grushtohet nga portieri Qirko.

61′ Tjetër rast i mirë për Vllazninë, teksa Sukaj i afrohet golit të 4 me një gjuajte nga distanca, por jashtë kuadratit.

58′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Deliaj dhe vendin e tij e merr Nedelkjoviç.

55′ Tjetër rast i mirë për Sukajn, teksa ka kaluar portierin e Flamurtarit, por nuk arrin të shënojë.

51′ Kapiteni Bushiç, provon të shkurtojë rezultatin me një gjuajtje me kokë pas topit të krosuar nga kendi, por gjuajtje e tij ka përfunduar jashtë kuadratit.

48′ GOOOOOL Vllaznia 3-0. Xhevahir Sukaj gjuan saktë me kokë nga brenda zonës pas asistit të Gilman Likës, duke shënuar goli e dytë personal dhe të tretin për Vllazninë.

46′ Nis pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë, 2-0.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë nga gjyqtari i katërt, Kridens Meta.

42′ Provon Flamurtari me Danilo Alveshin, gjuajtja e brazilianit u ndal nga mbrojtësit e Vllaznisë.

41′ Çinari provon të befasojë me një goditje direkte nga cepi i zonës, topi përfundon jashtë kuadratit.

37′ GOOOL Vllaznia 2-0. Xhevahir Sukajt realizon një gol mjaft të rëndësishëm për skuadrën shkodrane pas asistit të dhënë nga Krymi, sulmuesi ka gjuajtur saktë brenda zonës, duke dërguar topin në shtyllën e parë të Qirkos.

25′ Skuadra e Vllaznisë i afrohet golit të dytë me Sukajn, pas krosimit fantastik të Çinarit, por gjuajtja me kokë e sulmuesin është ndalur në mënyrë mjeshtërore nga portieri Qirko.

13′ GOOOL Vllaznia 1-0. Mesfushori Erjon Vucaj ka kaluar në avantazh shkodranët me një gjuatje të saktë nga goditja e dënimit. Topi në fillim u përplas në shtyllë më pas përfundoi në rrjetë.

6′ Alesio Hyseni, por gjuajtja e tij përfundon shumë larg kuadratit.

1′ Nis ndeshja në Shkodër/ panorama sport

Në Shkodër po luhet ndeshja e fundit e javës së 23 mes Vllaznisë dhe Flamurtarit që për nga rëndësia mund të rezultojë shumë deçizive për të dyja skuadrat.

Vllaznia vjen pas humbjes në transfertë kundër Laçit dhe duke marrë parasysh se gjenden në zonën e rënies nga kategoria sot e bën taksative marrjen e pikëve.

Nga një ndeshje e humbur vjen edhe Flamurtari, por vlonjatët gjithashtu do të jenë të motivuar për të fituar edhe për shkak të konkurrencës me Kukësin për vendin e dytë.

Formacionet

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Orelesi, Berisha, Mersini, Krymi, Tafili, Lika, Vucaj, Çinari, Sukaj
Trajner: Ernest Gjoka

Flamurtari: Qirko, Musta, Veliu, Polozhani, Siljanovski, Deliaj, Zuka, Hyseni, Alvesh, Kamara, Bushiç
Trajner: Shpëtim Duro

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb