Derbi i kryeqytetit i takon Partizanit, që merr një fitore 2-0 ndaj Tiranës, në sfidën e Superiores. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dyja ekipet që treguan dëshirë të madhe. Të kuqtë kaluan në avantazh në minutën e shtatë, teksa gjatë zhvillimit të një goditje këndi, topi përfundoi te Hjumën, i cili nga fare pranë nuk gaboi.
Bardheblutë u përpoqën që të reagojnë por e patën gati të pamundur të bënin diçka në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Partizani siguroi triumfin me golin e Skukës, duke i dhënë goditjen e fundit kundërshtarit.
Me këtë sukses, ekipi i Kërnajës është në vendin e gjashtë me 20 pikë, ndërsa të besuarit e Nuhiut mbyllin klasifikimin dhe shpresojnë që ky sezon katastrofal të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur.
