Partizani është rikthyer te fitoret pas humbjes turpëruese javën e kaluar kundër Luftëtarit me shifrat 5-0. Të kuqtë e drejtuar nga Sulejman Starova, i konfirmuar në krye të kryeqytetasve gjatë javës, kanë mposhtur në “Selman Stërmasi” 3-1 Vllazninë.

Takimi u xhbllokua që në minutën e 9-t nga Labinot Ibrahimi, ndërsa pas vetëm 2 minutash vendasit rikthyen baraspeshën me Erald Cinari. Në fraksionin e dytë të lojës Partizanin do ta nderonin fillimisht Gerhard Progni dhe më pas Jurgen Bardhi.

Një fitore që zbut pak atë humbje turpëruese dhe bën që Partizani të mbyll 2017 me fitore. Pas 16 javësh në Superligë të kuqtë renditen në vendin e 5-t me 24-r pikë. Ndërsa Vllaznia pozicionohet e parafundit, në zonën e rrezikut, me 15-t pikë.

PARTIZANI-VLLAZNIA 3-1

Ibrahimi 9′, Progni 66′, Bardhi 83′ / Çinari 11′

MINUTE PAS MINUTE

90+3′ Përfundon takimi me shifrat 3-1

83′ Gooooool Partizani. Jurgen Bardhi vret shpresat e Vllaznisë pak para fundit

66′ GOOOOOOL. Progni rikthen Partizanin në avantazh

63′ Trashi provon me një harkim nga goditja e dënimit, por topi përfundon jashtë kuadratit.

58′ Partizani kërkon me ngulm golin e dytë, por për merit të portierit mik, rezultati mbetet i barabartë.

55′ Lorenc Trashi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta ndaj gjyqtarit.

47′ Partizani jep sinjalin e parë në pjesën e dytë, Progni provon me një gjuajtje nga jashtë zone, topi grushtohet nga portieri Sherri në këndore.

46′ Ka startuar pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në të dyja skuadrat.

Përfundon pjesa e parë.

38′ Bardhi merr një asist fantastik nga Batha, në krahun e djathtë të zonës, tenton të jap një top në qendër për Prognin, por kupton idenë portier Sherri, duke neutralizuar një gol të sigurt.

32′ Mundësi e artë për Vllazninë, Gilman Lika, hedh një kros nga goditja e dënimit, Orelesi i vetëm brenda zonës, e prek topin me kokë, por nuk i jep forcë për ta dërguar në rrjetë.

25′ Jasir Asani provon me një gjuajtje nga jashtë zonë, por topi përfundon jashtë kuadratit.

24′ Kalari hedh një kros në zonë për Prognin, por i vëmendshëm portieri Sherri, i cili zotëron topin.

11′ GOOOL Vllaznia 1-1. Eraldo Çinari ndëshkon Partizanin, mesfushori shmang Ibrahimin dhe godet saktë brenda zonës me të majtën.


9′ GOOOL Partizani 1-0. Një skemë mjaft e bukur nga goditje dënimi, Ibrahimi i vetëm brenda zonës, nuk ka falur duke përshëndetur rrjetën.


6′ Kalari ndëshkohet me karton të verdhë.

2′ Lika hedh një top të bukur në zonë, por largojnë mbrojtësit e Partizanit.

1′ Nis takimi në “Selma Stërmasi”

(panorama sport)

FORMACIONET ZYRTARE

Partizani-Vllaznia ora 13:00

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Krasniqi, Atanda, Kalari, Batha, Vila, Asani, Bardhi, Trashi, Progni.
Trajner: Sulejman Starova

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Orelesi, Marku, Ruçi, Bardulla, Krymi, Vucaj, Lika, Çinari, Ribaj.
Trajner: Ernest Gjoka

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb