PD mbajti sot foltoren e radhës para Kryeministrisë.
Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku.
Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për aferën 210 mln euro me tenderat, atë të Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe.
SPAK kërkon gjithashtu që Ballukut t’i hiqet imuniteti me qëllim arrestimin e saj, kërkesë e cila ka ndeshur në rezistencën e mazhorancës.
