“President i lodhur, Parlament analfabet”, kanë vijuar me këto thirrje protestuesit ndërsa marshojnë në rrugët e kryeqytetit.

 

Në protestën e 29 shqiptarët qëndrojnë të palëkundur në kërkesat e tyre. Ata shprehen se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është një kërkesë e panegociueshme.

Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur një protestë e tillë, e palëkundur në kërkesat e saj dhe ku bëhen gati 1 muaj nga revolta që ka mbajtur të bashkuar të gjithë shqiptarët.

Jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera në Shqipëri janë zhvilluar protesta kundër Ramës. Gjithashtu edhe Diaspora ka organizuar protesta, kundër kryeministrit duke kërkuar dorëheqjen e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: