Protesta kundër Ramës, vazhdon prej 53 ditësh. Qytetarët shprehen të vendosur se nuk tërhiqen deri në largimin.
Një protestues u shpreh se qeveria dhe opozita janë dy të këqijat më të mëdha të vendit dhe që e kanë shkatërruar. Ai bëri thirrjet që shqiptarët të dalin masivisht në shesh deri në largimin e Ramës.
“Nuk do ndalojmë deri kur kjo qeveri e krimit të rrëzohet. I bëj thirrje të gjitha shtresave të dalin në shesh. Si e majta dhe e djathta kanë premtuar se do të sjellin ujë të pijshëm, prej 36 vitesh. Të gjithë ata që kanë depozita uji në taracat e tyre të dalin në shesh. Të gjithë mjekët duhet të dalin në protestë. Në spitale nuk ka ilaçe. I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë…Ka shumë arsye që shqiptarët nesër në 08:00 të dalin para parlamentit. Jemi vendi që nuk kemi shtet, nuk kemi opozita dhe nuk kemi sindikata. Ku mbrohen këta njerëz… Të majtë e të djathtë duhet të dalin në protestë masivisht… Të gjithë bizneset të vogla e të mëdha. Administrata, ky është dallimi mes të keqes dhe të mirës, i lutemi Diasporës, të gjithë shqiptarëve kudo ku janë…Një thirrje të madhe Kim Mehmetit, je i mirësepritur nesër të ndezësh një triumf që kjo qeveri e krimit të bjerë një herë e përgjithmonë”, tha ai.
