Partia Demokratike thirri një protestë kombëtare sot në 12:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Siç duket edhe nga pamjet, mbështetësit i janë bashkuar thirrjes së kryedemokratit Sali Berisha.
Fillimisht militantët u mblodhën në selinë blu dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.
Para selisë qeveritare, mbështetësit e opozitës dogjën shiltet e vendosura aty nga kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, ku përsëriti thirrjen drejtuar studentëve, për dialog.
Por për të disatën herë kreu i qeverisë mori si përgjigje refuzimin e të rinjve, të cilët nuk pranojnë opsion tjetër veç dorëheqjes së Ramës.
