“Rama në burg, Berisha në burg”, janë këto thirrjet që jehojnë në protestën para Kryeministrisë.

Aktivisti Edison Lika u shpreh se për 56 ditë me radhë shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës dhe se situata me pronat tha ai vazhdon prej 36 vitesh pa u zgjidhur.

“Ka 36 vite që shqiptarët ende dyerve të gjykatave përplasen me njëri tjetrin sepse akoma të drejtat nuk njihen nga shteti. Njerëzit janë nxjerrë nga shtëpitë e tyre zvarrë, vetë kamë qenë në 5 maj dhe nuk e harroj figurën që I bëri rezistencë që makinerive të propagandës së Veliaj. Shqipëria është e mbushur gjithandej me heronj. Nënë Rita pasi ka protestuar për një vit në Durrës, bën sot 56 ditë që proteston për të gjithë shqiptarët:, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb