Arbria Bardhi i është bashkuar protestës së sotme në Tiranë. Ajo theksoi se babi i saj Frrok Bardhi dhe vëllai i saj mbahen në komisariatin 3, pasi u ndaluan në protestën para Kuvendit.
“Babai dhe vëllai im u dhunuan gjatë protestës dhe sot ndodhen në komisariatin numër 3. Nuk jam për të përhapur urrejtje. Po askush nuk duhet të dhunohet se merr pjesë në protestë. Të mos heshtin përballë padrejtësisë. Drejtësia është e drejtë e çdo qytetari nuk është privilegj”, tha ajo.
