Një moment kulmor i protestës së sotme ka qenë fjala e një të riu me aftësi të kufizuara, i cili denoncoi se kryeministri Edi Rama e ka bullizuar në një bisedë telefonike, duke e quajtur bastard dhe të paaftë. Në mesazhin e tij i riu deklaroi se ai është një ofendues që përdor kufizimet si fyerje, por ai që është i verbër është vetë kryeministri që nuk sheh njerëzit në shesh.

“Kam lindur ditën e flamurit më 28 Nëntor, sot ëndrra ime u plotësua ta shoh popullin të renditur kundër politikës së vjetër që na ka marrë frymën.

Rama është bullist, më ka qujtur bastard dhe të paaftë në telefon.
Sot kemi investime strategjike ndërsa ne nuk kemi karroca për të lëvizur. Ministrat e tij lëvizin me fouristradë.

Ai përdor fjalët doën, qorr, sakat, invalid. Qorrë nuk janë ata që nuk shohin, i verbër je ti që nuk sheh njerëzit. Jepe dorëheqjen.

Sot kemi investime strategjike ndërsa ne nuk kemi karroca për të lëvizur. Ministrat e tij lëvizin me fouristradë.

Ai përdor fjalët down, qorr, sakat, invalid. Qorrë nuk janë ata që nuk shohin, i verbër je ti që nuk sheh njerëzit. Jepe dorëheqjen”, deklaroi i riu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb