NJU JORK

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë nga Nju Jorku për televizionin francez “TV5MONDE”. Kryeministri Rama është shprehur se Shqipëria, si anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB, i ka idetë e qarta.

“Për ne është një ngjarje historike që jemi pjesë e Këshillit të Sigurisë së OKB. Jemi një vend i vogël, por kemi ide të qarta dhe do të bëjmë çdo gjë që nevojitet për të çuar përpara objektivat e OKB. Për një botë më të mbrojtur ndaj ndryshimeve klimatike, për një botë më solidare dhe më të bashkuar kundër terrorizmit. Ne jemi aleatë krenarë të SHBA dhe të Francës”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Mes të tjerash, Rama është ndalur edhe te pranimi i shtetasve afganë nga Shqipëria, pas marrjes së pushtetit në Afganistan nga talebanët.

“Nuk ua hapëm derën afganëve me kërkesë të SHBA, të qeverisë së SHBA, e hapëm derën sapo na kontaktuan disa organizata humanitare dhe të drejtave të njeriut dhe thamë “Po”, sepse ne jemi një vend mikpritës”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: