“Vetëm studentët!” dhe “Rama, jep dorëheqjen!” janë disa nga thirrjet që lëshojnë studentët dhe pedagogët gjatë marshimit të tyre në Tiranë.
Protestuesit po lëvizin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke vijuar protestën dhe kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ata do të stacionohen te Kryeministria.
Marshimi zhvillohet në ditën e nëntë të protestës studentore, me pjesëmarrjen edhe të pedagogëve në mbështetje të të rinjve.
