Kryeministri Edi Rama, në një fjalim të mbajtur nga Sheshi “Skënderbej” pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhje, deklaroi se shqiptarët zgjodhën të ecin drejt rrugës europiane dhe refuzuan përçarjen e urrejtjen.
Ai e cilësoi mandatin e katërt të fituar si një mbështetje referendare për Shqipërinë që punon, nuk ndalet dhe synon anëtarësimin në Bashkimin Europian. “Shqiptarët zgjodhën dritën e yjeve të Europës dhe jo errësirën e humnerës,” u shpreh Rama, duke theksuar se fitorja është rezultat i besimit të mbjellë tek qytetarët gjatë një fushate 30-ditore.
Edi Rama: Jemi këtu në Sheshin e Skënderbeut për të mbjellur atë që korrëm në zemrat e shqiptarëve. Për 30 ditë shqiptarët gjykuan dhe ata vendosën që të na besojnë ne si PS mandatin e katërt. Ne mbollëm besim tek shqiptarët. Ne mbollëm krenari ende më të madhe për Shqipërinë europiane, prandaj mblodhëm votat e një mbështetjeje referendare. Ne jemi Shqipëria që punon e nuk ndalet. Shqiptarët zgjodhën një vend, që ngjitet në rrugën e BE dhe jo një Shqipëri të nxirë, mbushur me urrejtjes. Shqiptarët zgjodhën dritën e yjeve të Europës dhe jo errësirën e humnerën. Shqipëria zgjodhi kori tonë.
(BalkanWeb)