TIRANË- Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë, ndërsa protesta hyn në ditën e saj të 56 të revoltës kundër Edi Ramës.

Kërkesa e qytetarëve është e qartë, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Më herët aktivistë dhe qytetarë i dhanë një përgjigje deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste prezantoi platformën “Besa”, duke kërkuar, sipas tij, një marrëdhënie të re me qytetarët.

Protestuesit deklaruan se nuk e pranojnë këtë mesazh, duke theksuar se qeveria, sipas tyre ka humbur besimin e qytetarëve.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb