Pasi qindra mijëra qytetarë rrethuan Kryeministrinë, protestuesit janë të vendosur të kalojnë natën e parë në shesh, që prej nisjes së revoltave antiqeveritare.

Në ditën e 21-të, protesta e qytetarëve është përshkallëzuar, ndërsa kryeministrit Edi Rama i kërkohet dorëheqja deri ditën e nesërme.

Qytetarët janë ulur në Bulevardin ndërmjet Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, ndërsa thërrasin në kor “Rama në burg, Berisha në burg”, teksa nuk mungojnë as thirrjet në adresë të SPAK të tilla si “Arresto Ballukun”.

Revolta antiqeveritare ka hyrë në ditën e 22-të, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar se nuk do të largohen nga sheshi pa dorëheqjen e Ramës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb