Ish kryeministri Sali Berisha, kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të bordeve për transparencën e çmimeve.

Duke folur në një konferencë për mediat ai tha se zgjidhja në këtë situatë të vështirë ekonomike është kompensimi i qytetarëve për çmimet e shportës.

Më tej Berisha u shpreh se qeveria duhet të mbrojë qytetarët nga rritja e çmimeve dhe të grabisë xhepat e familjarëve nëpërmjet Bordeve të krijuara.

Ai gjithashtu tha se Bitcoin i kontrolluar nga qeveria gllabëron nga jugu në veri energji falas.

“Do të thoja që kanë zgjedhur një ilaç toksik referuar bordeve. Ajo vetë po jep shembull në këtë krizë me rritjen e çmimeve, tre ditë më parë deklaruan se për ata që shpenzojnë mbi 700 kë/orë do të shumëfishohet çmimi i energjisë. kë godasin në këtë mënyrë? Godasin dhjetëra mijëra biznese të vogla. Ndërsa Bitcoin i kontrolluar nga qeveria gllabëron nga jugu në veri energji gratis, sepse gjerësisht flitet se kontrollin e Bitcoin e kanë marrë klanet më të larta qeveritare. Unë jam këtu për t’u thënë qytetarëve shqiptarë se zëri i tyre kundër spekulimit është jetik, po ashtu edhe kundër rritjes së çmimit për t’i thënë stop kësaj vjedhje të madhe që i bëhet portofolave të tyre. Unë i garantoj se nëse nuk do t’i themi stop kësaj vjedhjeje çmimet e sotme do të harrohen, nga çmimet që do të vijnë disa herë më të larta. Është koha që çdo shqiptarë të mendojë për buxhetin familjar që po i grabitet. A mund të imagjinoni ju  që ne të kemi çmimet më të larta të energjisë në një kohë kur ne e prodhojmë atë”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës

Vaji i gatimit është rritur me mbi 300% si në janë vend tjetër. Rritje të mëdha ka pësuar buka, brumërat, zarzavatet. Bordet e krijuara nga qeveria janë forma të vjetra që të rikujtojnë kohërat e diktaturave. Nuk mund të ketë borde për rregullimin e çmimit të ushqimeve. Qeveria ka të gjitha mundësitë, kur ajo nuk është frymëzuese e spekulimit, të godasë spekulimin aty ku lind. Qeveria është e detyruar të zbatojë praktika transparente dhe të mbrojë popullatën nga ky agresion i vërtetë i rritjes së çmimeve që kërcënon jetën e familjeve shqiptare.

Anulimi i menjëhershëm i bordeve është kusht për marrjen e masave që janë fare të thjeshta. Qeveria kompenson një për një rritjen e çmimit për produktet e shportës. Kjo praktikë është e ndjekur në të gjitha kohërat për ata që respektojnë rregullat e tij. Rritja me 15 fish e çmimit të bukës në vitin 1992 për shkak të liberalizimit të tregut nuk krijoi asnjë problem sepse u kompensua për çdo banor nga qeveria. Ne kaluam nga çmimet e kontrolluara të socializmit te çmimet e tregut të lirë. Të gjitha çmimet u kompensuan plotësisht. “Terapia e shock” më e dhimbshmja në atë kohë u kapëcye pa ndonjë problematikë sociale të ndjeshme. Qeveria aktuale po përdor rritjen e çmimeve për pasurim të klientelës së saj dhe natyrisht ndarje profitesh me këtë klientelë.

Sot qytetarët po e marrin bukën deri në 40% nën peshë, pra 40% më shtrenjtë se çmimi që është i shpallur. Sot produktet e tjera ushqimore kanë arritur shifra të papërballueshme dhe qeveria ka zgjedhur si ilaç, një ilaç toksik që janë bordet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: