Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u përcaktuan edhe grupet. Nëse Shqipëria shkon në Botëror, kuqezinjtë do të bëjnë pjesë në grupin F, bashkë me Holandë, Japoni dhe Tunizi. Natyrisht, Holanda mbetet kundërshtar i madh, ndërsa edhe Japonia e Tunizia janë të një niveli të lartë.
Në rast se kualifikohet Kosova, Dardanët gjejnë SHBA, Australi dhe Paraguai. Në grupet e tjera nuk mungojnë përballjet e mëdha, me gjigandët e futbollit që do luftojnë deri në fund për trofeun.
