Prej 69 ditësh mbahet në Tiranë protesta qytetare. Njësoj si në ditën e parë kërkesa për largimin e Ramës mbetet e panegociueshme.

Qytetarët janë shprehur të vendosur se nuk do të heqin dorë nga revolta deri në largimin e kryeministrit.

Pas mbylljes së fjalimeve të Kryeministria, protestuesit vijuan marshimin me thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion”, “Atdheu nuk shitet”, Arrestoni Ramën, Arresto Ballukun”…

Sipas organizatorëve, protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa qytetarët deklarojnë se do të vazhdojnë rezistencën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb