Protesta vijon pandalur duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Prej 49 ditësh shqiptarët me qëndresë e rezistencë vijojnë revoltën e tyre kundër kryeministrit.
Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa bëjnë thirrje për arrestimin e Ballukut.
“Parlament analfabet”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”, Rama në burg, Berisha në burg”, janë thirrjet e qytetarëve gjatë marshimit të sotëm.
