Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë. Sot mbahet protesta e 29-të kundër qeverisë. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Më pas pritet që marshimi të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të qëndrojnë për të shprehur kërkesat e tyre, me mesazhin kryesor, dorëheqjen e panegociueshme të Ramës.

Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 29-të radhazi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb