Skënderbeu është hakmarrë ndaj Flamurtarit për disfatën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës pasi sot në Vlorë e ka mundur thellë 0-3 në takimin e vlefshëm për javën e 28 të Superligës.
Korçarët e dominuan totalisht ndeshjen për 90-t minuta, pasi iu deshën vetëm 30 sekonda për të marrë avantazhin, me Xhejms që nuk fali para Nurkoviç. Flamurtari u përpoq të reagonte, por ekipi i drejtuar nga Daja me protagonist Bruno Ditën dyfishoi rezultatin në minutën e 12-t.
Në fillimin e pjesës së dytë, ekzaktësisht në minutën e 48-t Skënderbeu do të vriste përfundimisht shpresat e vlonjatëve, pasi Gavazaj realizoi golin e tretë. Ky gol do të vuloste edhe shifrat përfundimtare të takimit.
Me këtë disfatë Flamurtari e çon në 8 numrin e ndeshjeve pa fitore. Pas 28 javësh në kampionata ata renditen në vendin e 6-t me 37-t pikë, ndërsa Skënderbeu vijon i pari me 63-t pikë, 12 më shumë se Kukësi i vendit të dytë.
Flamurtari 0-3 Skënderbeu
/ 1′ Xhejms Adenji, 19′ Dita, 48′ Gavazaj
Minutë pas minute
Mbyllet i gjithë takimi. Flamurtari-Skënderbeu 0-3
90′ 2 minuta shtesë.
87’ Ndëshkohet me karton të verdhë Useini.
83’ Dalje e rrezikshme e Skënderbeut, Sahiti nga krahu i majtë asiston për Soue në qendër të zonës, por mbrojtësit vlonjatë spastrojnë në çastet e fundit.
77’ Për pak shkaktohet autogol tek zona e Flamurtarit, por Nurkoviç i vëmendshëm arrin të kontrollojë pranë vijës fatale,
76’ Largohet edhe Musta tek vlonjatët, në fushë Zuka.
72’ Daja kryen edhe ndërrimin e tretë. Largohet Gavazaj, në fushë Sahiti.
65’ Tunkara futet brenda zonës, kërkon të provojë vetë, por merr vetëm një goditje këndi.
64’ Tjetër ndërrim i Dajës, Vila futet për Osmanin.
61’ Dalje e shpejtë e vlonjatëve, por në fund Sidibe vendos të kthehet, topi për Muarem, dhe goditja shkon shumë sipër portës.
58’ Daja kryen zëvendësimin e parë. Dita i lë vendin Nimagës.
51’ Godet Dita nga jashtë zonës, por topi devijohet dhe shkon lehtësisht në duart e Nurkoviç.
48′ GOOOL Skënderbeu. Enis Gavzaj i jashtëzakonshëm, shmang dy kundërshtarë dhe nuk fal përballë portierit
46′ Nis pjesa e dytë në Vlorë
45+3′ Përfundon pjesa e parë
45′ 3 minuta shtesë në pjesën e parë.
41’ Tjetër dalje e shpejtë e Danilos, shërben në të majtë për Kamaran. Ky i fundit kroson për Hoxhajn brenda në zonë, por Teqja del dhe me saktësi kontrollon topin.
39’ Gavazaj provon me të majtën nga hyrja e zonës, por goditja tokazi kontrollohet nga Nurkoviç.
37’ Flamurtari i gjithi në zonën kundërshtare. Korçarët në vështirësi, ku në disa raste nuk largojnë dot topin nga zona.
34’ Rast në krahun tjetër, ku Xhejms shërben për Gavazajn, por ky i fundit ndalet pastër nga Pollozhani, me një ndërhyrje të pastër.
33’ Hoxhaj pranë anës së djathtë të zonës, pengohet por për arbitrin nuk ka asgjë.
26’ Vangjeli largohet përkohësisht nga fusha, pasi duhet të mjekohet për çarjen në kokë.
24’ Muarem kroson nga goditja e lirë, kërcen sërish Bicaj, por me kokë nuk gjen kuadratin.
23’ Shpërthim i Danilos nga mbrojtja, dhe kalon disa lojtarë bardhekuq, deri sa në 20 metrat e fundit, ndalet nga Vangjeli. Karton i verdhë për mbrojtësin korçar.
23’ Radas provon me një goditje të lirë, por muri bllokon, dhe topi në këndore.
20’ Goditje këndi për Flamurtarin, godet Bicaj me kokë nga shtylla e dytë, por topi pak jashtë portës.
12′ GOOOL Skënderbeu. Muzaka futet bukur nga krahu i djathtë dhe pason një top në hyrje të zonës, aty ku Bruno Dita nuk fal me një goditje ekselente
7’ Dëmtohet në kokë Hoxhaj tek Flamurtari, dhe është i detyruar të luajë me fashë në kokë, pas një çarje gjatë përplasjes me Vangjelin.
1′ GOOOL në sekondën e 30-t. Xhejms Adenji ka ndëshkuar Flamurtarin ende pa nisur mirë sfida
1′ Nis takimi në Vlorë/
Formacionet zyrtare
Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Pollozhani, Bicaj, Musta, Useini, Sidibe, Muarem, Hoxhaj, Kamara, Alvesh.
Trajner: Shpëtim Duro
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Dita, Muzaka, Xhejms, Gavazaj, Soue.
Trajner: Ilir Daja
(e.k/BalkanWeb)
