Studentët kanë hedhur karriget e vendosura përpara Kryeministrisë, ndërsa disa prej tyre kanë tentuar të shkallmojnë derën e godinës.
Veprimet janë shoqëruar me ovacione dhe duartrokitje nga protestues të pranishëm, si dhe me thirrjet “Jo dialog!”, duke kundërshtuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të biseduar.
Protesta studentore ka hyrë sot në ditën e nëntë. Të rinjtë, të mbështetur edhe nga pedagogët, vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë së tij.
