Studentët kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke u drejtuar këtë herë drejt Bulevardit “Bajram Curri”.
Gjatë lëvizjes, protestuesit kanë shoqëruar marshimin me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Marshimi është pjesë e protestës që të rinjtë po zhvillojnë në kryeqytet, ku kërkesa kryesore mbetet largimi i kryeministrit.
Studentët kanë mbajtur një qëndrim të prerë, duke e cilësuar largimin e kryeministrit si të panegociueshëm dhe duke kundërshtuar ofertat e qeverisë për dialog. Gjatë protestave janë dëgjuar vazhdimisht slogane si “Rama jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Studentët kërkojnë revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Diploma nuk është biletë emigrimi”.
