Që prej orës 14:00 po mbahet protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit.
Në pamjet e transmetuara live nga News24, studentët kanë shkulur nga vendi kangjellat e rrethimit të rrugës dhe pllakat e trotuarit, ndërsa me to kanë qëlluar xhamat e ministrisë.
Në këtë sulm janë angazhuar disa të rinj, ndërkohë pjesa tjetër lëshon thirrje në kor; dorëheqje!
