Protestuesit, kanë mbushur sheshin te Kryeministria dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Një emigrante i është bashkuar protestës së sotme në Tiranë, ku ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me mungesën e zhvillimit në vend. Ndërsa ka bërë thirrje që të qëndrojnë të bashkuar kundër klasës politike që vetëm kanë vjedhur shqiptarët.

“Ramiz Alia tha po krijojmë një klasë kapitaliste që të na mbajë në pushte në përjetësi. Por kërkojmë jo vetëm dorëhejqn, por edhe hetim dhe sekuestro pronave që kanë vjedhur. Klasën kapitaliste e krijoi Sali Berisha, ti vazhdove rrugën e Saliut. Ju jeni një bandë enveriste. Klyshat e Enverit që jeni të ndarë në dy klane. Jep dorëheqjen, i gjithë sistemi…Po vriten fëmijë me thikë në shkollë, po vdesin pleq në spitale. Ju nuk jeni vetëm hajduta, por edhe kriminelë…Do të shkon t’i dalësh zot Ukrainës…Ta marrë vesh Evropa dhe Amerika kush jeni ju…Merrni Saliun me vete dhe ikni. Keni krijuar vetëm banda për 36 vite

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: