Në Tiranë u zhvillua protesta e tretë radhazi, kundër ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Tubimi i thirrur përpara Kryeministrisë nisi sërish nga Ministria e Brendshme dhe qytetarët marshuan në këmbë në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ditët e fundit kryeqyteti i është dorëzuar protestuesve, ndërsa ditë pas dite numri i qytetarëve që protestojnë rritet.

Qytetarët kërkojnë anulimin e projektit si dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama e ministrave të kabinetit qeveritar.

64be975e 6048 4e52 Ae3f 11ebbda4244a
64be975e 6048 4e52 Ae3f 11ebbda4244a

Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, duke e cilësuar atë si ndërhyrje në një zonë të mbrojtur dhe duke akuzuar qeverinë për favorizim të interesave private në dëm të pronës publike. Nga ana tjetër, ata pretendojnë se investitorë të ndryshëm po përfitojnë nga toka shtetërore në mënyrë të padrejtë.

Gjatë protestës të së shtunës në Zvërnec janë raportuar edhe tensione, ku roje private sigurie kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve dhe një qytetar është tërhequr zvarrë, çka ka nxitur reagime dhe përshkallëzim të mëtejshëm të pakënaqësive.

Në tubimin e zhvilluar para Kryeministrisë, qytetarët brohoritën parrullat “Rama burg, Berisha burg”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria nuk është për shitje” ndërsa  kërkuan ndalimin e projektit në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb