Shqiptarët janë në revoltë prej 23 ditësh dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre edhe nëpërmjet pankartave. “Rama në burg Berisha në burg”, “Edi Rama jep dorëheqjen”; “Populli ndan kafshatën për Atdhe”.

Diaspora i është bashkuar protestës, dhe shprehen se janë të vendosur dhe se t’i shkojnë deri në fund deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Mirë se vini në Kakomenë e lirë. Mbështetja juaj na ndihmoi. Pa mbështetjen e Diasporës, nuk do bënim gjë. Rroftë Diaspora”, u shpreh një qytetar.

Një tjetër protestues, bëri thirrje që të krijohet një qeveri e përgjegjshme.

“Politikanët na kanë shkatërruar këtë vend, kanë larguar fëmijët nga prindit. Katër fëmijë jashtë vendin, për bukën e gojës…E keqja jonë janë edhe b*thlëpirësit e patronazhistët. Edi Rama jep dorëheqjen sa më shpejt, sepse populli nuk të do. Po u revoltua populli nuk ka kush ta ndalojë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: