Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të Bashkisë së Elbasanit Luçiano Boçi ka votuar paraditen e sotme rreth orës 10:20.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre të lirë, duke i siguruar se vota e tyre nuk do të lexohet nga partia në pushtet, për të cilën tha se po ushtron presion ndaj punonjësve të administratës.

“Problemi kryesor PEI. Është raportuar në shumë qendra. Ajo që është shqetësuese dhe kryesore është presioni ndaj administratës se vota e tyre do identifikohet. Dua t’i siguroj votuesit se vota nuk lexohet ashtu siç ka deklaruar dhe KQZ. Votimi është i sigurt. Vota nuk lexohet”, tha Boçi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb