Një ish-minator i minierës së Valiasit në fjalën e tij para Kryeministrisë u bëri thirrje prindërve të bashkohen me fëmijët e tyre në shesh. Ai tha se zullumqarët e pooitikës e kanë dhënë Shqipërinë me 1 euro prandaj nuk duhen lejuar.
“Kam 35 vite që zvaritem në këtë shesh. Nga ky podium u bëj thirrje prindërve të të ronjve që t’ju bashkohen fëmijëve si prindërit tanë para 35 vitesh. Zullumqarët janë fëlliqësirat e vendit tonë, na kanë vjedhur e po na vjedhin. E kanë marrë Shqipërinë me 1 euro, por ne nuk do të lejojmë të na i bëjnë copa copa zullumqarët”, tha ai.
