Liverpooli ka mposhtur këtë mbrëmje në trasfertë Southamphton me rezultatin 1- 3, duke marrë përkohësisht kreun. ‘The Reds’ kanë marr fitoren e katërt rradhazi duke u kthyer në krye të renditjes me 82 pikë, dy më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak.
Ishin vendasit ata që shënuan të parët me Shane Long, që në minutën e 9-të. Epërsia e tyre zgjati deri në minutën e 36-të, kur Naby Keita barazoi shifrat. Pjesa e parë u mbyll me barazim 1-1.
Në pjesën e dytë Liverpooli përmbysi gjithçka me një perlë të egjiptianit Mo Salah në minutën e 80-të i cili e mori topin nga mesfusha, teksa avancoi në mënyrë fantastike drejt zonës, ku me një gjuajtje mjeshtërore në hyrje të saj, mposhti portierin Gun.
Pak minuta më vonë, Firmino realizoi golin e sigurisë për skuadrën e Klopp. Me këtë fitore, Liverpool rikthehet në vendin e parë me 82 pikë, dy më shumë se City që ka një ndeshje më pak.
BalkanWeb
