Mbrojtësi i njohur, Trent Alexander-Arnold foli së fundmi për largimin nga Liverpool dhe për vendimin për t’u bashkuar me Realin.
“Ishte një nga vendimet më të vështira të jetës sime. Liverpooli është shtëpia ime, më bëri ai që jam. Por Madridi më dukej si lëvizja e duhur në kohën e duhur.
“Ishte një ambicie dhe një dëshirë personale për një ndryshim. Të testoja veten në një mjedis të ri. Sigurisht, trashëgimia e Real Madridit është e pamohueshme. Por ajo që më tërhoqi edhe më shumë ishte ambicia dhe dëshira ime për të testuar veten në një mjedis të ri”, vazhdoi ai.
“Është një sfidë, por e pranoj. Të luash në Bernabeu është e shenjtë. Ndjen peshën e fanellës, por kjo është ajo që të bën të japësh gjithçka nga vetja”,- tha ai.
