Teun Koopmeiners është një nga objektivat kryesore të Liverpool-it për sezonin e ardhshëm. The Reds, të cilët do të stërviten nga holandezi Arne Slot duke filluar nga korriku, e kanë identifikuar lojtarin e Atalantas si një nga alternativat më të mira për mesfushën.

Koopmeiners është vëzhguar edhe nga Juventusi prej kohësh, por anglezët kanë në favor faktorin ekonomik.

Për klubin e Premier League nuk do të ishte problem të paguante 60 milionë euro, shifër kjo që do mjaftonte për të firmosur me lojtarin.  Tashmë mbetet të kuptohet se cilat do të jenë lëvizjet e Juventusit, si dhe vullneti i lojtarit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb