RUSI – Vijon seria e fitoreve për Liverpool. Kjo skuadër ka mposhtuar sot në mbrëmje në Rusi skuadrën e Rubin Kazanit. Liverpooli e filloi bindshëm më mirë takimin, duke sulmuar nga fillimi.
Milner me shtyllë dhe Benteke pranë golit, kishin rastet më të mira, teksa në fund të pjesës së parë portieri shpëtoi Kazanin.
Por, rezistenca e madhe e Rubinit u shpërthye nga Ibe, i cili shënoi për 1-0 pas 52 minutash lojë. Deri në fund nuk pati më gola dhe Liverpooli me këtë fitore ka 6 pikë në vendin e dytë, një pikë më pak se lideri Sioni, që humbi nga Bordeaux.
Francezët e Bordeaux tashmë kanë 5 pikë në vendin e fundit dhe gjërat në këtë grup ende nuk kanë përfunduar.
(ed.me/BalkanWeb)
