Liz Truss po “lufton” për jetën e saj politike, pasi konservatorët po komplotojnë hapur për ta larguar atë pas vetëm gjashtë javësh në krye të vendit.
Kryeministrja e ka shkarkuar tashmë Kancelarin e saj dhe ka braktisur pjesën më të madhe të agjendës politike në një përpjekje të dëshpëruar për të qetësuar trazirat ekonomike të shkaktuara nga mini-buxheti i saj katastrofik.
Konservatori kryesor Jeremy Hunt anuloi menjëherë uljet e taksave të pafinancuara prej 32 miliardë paundësh dhe duke kufizuar garancinë e çmimit të energjisë për të ndihmuar britanikët që luftojnë me faturat shtëpiake.
Por disponimi në mesin e deputetëve konservatorë është në gjendje kritike, madje edhe ministrat besnikë paralajmërojnë se ajo nuk mund të përballojë të bëjë dhe një “gabim të mëtejshëm”.
Konservatorët e shqetësuar po shikojnë sondazhe të tmerrshme dhe po debatojnë se kush mund ta zëvendësojë atë, dhe si të shmangin një garë të stërzgjatur lidershipi.
(BalkanWeb)
