NBA është drejt mbylljes së sezonit të rregullt, me skuadrat që kërkojnë të përmbushin objektivat, minimalisht të jenë në fazën play-off. Denver Nuggets pësoi humbjen e dytë radhazi dhe i iku një mundësi për ta mbyllur në vendin e parë në Konferencën e Perëndimit edhe pse vazhdon të mbajë kreun.
Nuggets u mundën 119-115 nga rivalët e Phoenix. Për kryesuesit u dallua Brown me 31 pikë, por që mbeten për statistikë. Ndërsa për Suns spikatën Durant me 29 pikë e Paul me 25.
Ndërsa në Lindje, fitore të rëndësishme për një vend në play off mori Miami Heat, që mundi 129-101 Philadelphia jashtë fushe. Butler e Herro realizuan nga 24 pikë secili për ekipin nga Florida, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Embiid për vendasit.
Po në këtë konferencë, Cleveland triumfoi 118-94 ndaj Orlando Magic, ndeshje ku u dallua Green me 21 pikë. Cavaliers blindojnë vendin e katërt dhe kanë një shans të marrin vendin e tretë nëse Philadelphia nuk arrin të fitojë në 2 ndeshjet e fundit. Ndërsa Orlando mbetet jashtë play-off.
(BalkanWeb)
