Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të lidhjeve direkte “Sy m’sy”, ku ka diskutuar dhe u përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale.

Ai është ndalur tek kontrata 6 milionë dollarë e lobimit të PD, duke u shprehur se ishte një lemeri dhe shumë më e rëndë se kontrata e Lulzim Bashës.

Kreu i qeverisë u ndal edhe në burimin e të ardhurave të paguara për kontratën, ku tha se pretendimi se janë mbledhur nga shqiptarë të diasporës nuk qëndron, duke bërë edhe ironi me këtë fakt.

“Thanë janë mbledhur disa patriotë që nuk dihet se kush janë, sepse nuk janë, dhe paskan grumbulluar 6 mln dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës, damkën e SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.

Pse duheshin 6 mln dollarë nëse damka ishte pasojë e një komploti mes meje dhe Soros?

Kontratë më e lebetitshme se ajo e Lulit të shkretë që u bë copë të justifikonte ato 500 mijë dollarët? Edhe ai ashtu tha, patriotët.

Sollën Latifin të vërë në kokë kapelën bufit, që të bëhet versioni më qesharak i Trump-it. Latifi ka marrë pjesën e tij në 6 mln dollarët, që kanë dalë nga barku i kënetës dhe synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte një gjë e realizuar tashmë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: