Në emisionin “Koha për tu zgjuar” me moderatorin Klevin Muka ishte i ftuar gastrologu Gerald Kola i cili diskutoi për arsyet se pse shpesh herë njerëzit ndihen të lodhur.  Ai tha se lodhja tek njerëzit zakonisht shtohet në periudhën e verës për shkak të temperaturave të larta dhe të dehidratimit.

Më tej ai shtoi se edhe stresi është një faktor kyç i cili mund të çojë edhe në prishjen e cilësisë së gjumit. Mjeku theksoi se orari më i mirë për të fjetur është ora 22.00 në mbrëmje dhe se disa nga faktoret e tjerë janë mungesa e aktivitetit fizik dhe konsumimi i ushqimeve të procesuara.

“Historia e pafuqisë shtohet edhe në vapë edhe për shkak të temperaturave të larta dhe për shkak të dehidratimit. Unë kam vënë re se faktori kryesor është edhe stresi. Por kur ky bëhet tejmase, kthehet në stres patologjik dhe mund të japë disa shqetësime si prishja e cilësisë së gjumit. Mund të them se ne duhet të flejmë në orën 22.00. Një tjetë faktor kyç është jeta sedentare duke ndenjur ulur dhe pa patur asnjë aktivitet si ecja në natyrë ose palestra. Aktiviteti fizik në Shqipëri është shumë i pak. Edhe ushqimet duhet ngrënë pak dhe saktë dhe jo ushqimet e procesuara. Mund të them se ushqyerja e mirë është edhe ushqimi me porcione”, tha ai

Gjatë fjalës në studio gastrologu sugjeroi konsumimin e një diete të pasur me proteina, fruta dhe perime.

“Ne kemi filluar të frekuentojmë shumë edhe restorantet dhe mund të them se ata mund të jenë edhe armiku jonë dhe unë sygjeroj të ushqehemi me ushqim bio i gatuar në shtëpi. Dhe mund të them se ky lloj stili jetese mund të japë lodhjen në trupin e njeriut. Gjithashtu mund të them se njeriu duhet të konsumojë një dietë të pasur me proteina e cila përmban mishin ose vezën. Duhet të konsumohen edhe perimet dhe frutat. Ne duhet të konsumojmë ushqime të lehta”, përfundoi mjeku.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb