“San Siro” do të mbyllë përkohësisht dyert për futbollin duke nisur nga dita e sotme, për shkak të përgatitjeve për Ceremoninë e Hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026. Ndeshja e fundit para ndërprerjes ishte pikërish ajo mes Interit dhe Pizës, pas së cilës stadiumi “Xhuzepe Meaca” do të kalojë nën menaxhimin e organizatorëve olimpikë.

Si pasojë, Interi dhe Milani do të detyrohen të luajnë disa ndeshje larg shtëpisë gjatë javëve të ardhshme. Zikaltërit kanë në program sfida në Champions League dhe Serie A, si dhe një ndeshje të Kupës së Italisë që do të zhvillohet në Monza. Edhe Milani do të përballet me një kalendar të ngjeshur jashtë “San Siros”. Rikthimi i parë në “Meaca” pas ndalesës olimpike pritet të jetë ai i Interit kundër Juventusit në mes të shkurtit, ndërsa Milani do të rikthehet pak ditë më vonë, sapo të përfundojnë angazhimet olimpike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: