TIRANE– Kryeministri Edi Rama nuk i është shmangur sërish debateve për çështjen e këtyre ditëve, siç është ajo për mbylljen e lojërave të fatit. Përmes një postimi në ‘Intagram’ Rama nënvizoi faktin se bastet nuk i shpëton dot as dëshpërimi dhe as paraja e krimit.

Krahas qëndrimit  për bastet sportive, Kryeministri Rama ka provokuar paraardhësin e tij përmes një fotomontazhi, ndërsa ka publikuar një foto të Berishës shkrepur gjatë kohës që ka qenë President i Republikës i fotografuar nga agjencia e huaj e fotove CORBIS në një ceremoni të hapjes së lojërave të para të fatit në Shqipëri.


“Nga kazinotë elektronike tek shpifjet elektronike?Por bastet nuk i shpëton dot më as dëshpërimi i lojtarëve të fatit, as paraja e krimit të organizuar që financon industrinë e baltës kundër mbylljes së tyre dhe as hungërrimat e derrave apo pickimet e mushkonjave të kënetës mediatike?”, thuhet në postimin e Ramës, ndërsa ka publikuar edhe një foto të vjetër të ish-kryeministrit Sali Berisha teksa pozon i buzëqeshur pranë makinetave të lojërave të fatit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb