Norvegjia vazhdon të shkëlqejë në “Milano-Cortina 2026”, duke konfirmuar dominimin e saj në Lojërat Olimpike Dimërore.
Në garën “mass start” të biatlonit për meshkuj, në distancën 15 km, triumfoi norvegjezi Johannes Dale-Skjevdal me kohën 39:17.1, duke merituar medaljen e artë. Kjo ishte medalja e 17- të e artë për Norvegjinë në “Milano-Cortina 2026”, një arritje që vulos një tjetër kapitull të artë në historinë sportive të vendit nordik.
Me këtë sukses, Norvegjia vendos një rekord të ri për numrin më të madh të medaljeve të arta të fituara në një edicion të vetëm të Lojërave Olimpike Dimërore.
