Tre ndeshje me Luciano Spalletti në stolin e Juventusit dhe është ende herët për të vlerësuar plotësisht punën e tij. Megjithatë, disa prej blerjeve të verës ende nuk po i japin rezultate. Jonathan David dhe Lois Openda, dy sulmuesit që pritej të ishin rinisja e ekipit, nuk kanë arritur të shkëlqejnë. David ka luajtur vetëm 605 minuta dhe Openda vetëm 379, me shumë pak mundësi për të treguar aftësitë e tyre.
Në anën tjetër, Joao Mario ka shfaqur një formë të ngadaltë dhe ka luajtur vetëm 341 minuta deri tani. Por, një lojtar që ka mahnitur është Edon Zhegrova. Pavarësisht se ka pasur një fillim të vonuar për shkak të dëmtimeve, Zhegrova ka lënë një përshtypje pozitive, duke krijuar rrezik dhe mundësi për gola gjatë minutave që ka luajtur.
Në këtë situatë, Juventus po shikon drejt merkatos së janarit, ku priten disa zgjedhje të rëndësishme për të përmirësuar skuadrën. Spalletti do të vazhdojë të punojë për të pastruar hierarkitë dhe për të vendosur se cilët lojtarë do të kenë më shumë mundësi në vijim. Edhe pse nuk priten ndryshime drastike, sigurisht do të ketë disa korektime për të shpërblyer më mirë potencialin e skuadrës. Me të drejtë ish tekniku “azzurr” është plotësisht i justifikuar këtë sezon, pasi kjo nuk është skuadra e ndërtuar nga ai, por “Zonja e Vjetër” beson se falë eksperiencës së tij do të dijë të harmonizojë një skuadër në të cilën kualiteti ekziston, por do duhet ridimensionuar për t’i dhënë trajtën e një ekipi të kompletuar.
