Klubi i Partizanit ka dhënë sot lajmin e ndarjes nga jeta të presidentit të nderit të Partizanit, z. Resul Demi, i cili është babai i presidentit të të kuqve, Gazment Demi. Të kuqtë i kishin kushtuar atij njëzëri fitoren në derbin ndaj Tiranës pas suksesit të fundjavë.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Z.Resul Demi Presidenti i nderit dhe babai i presidentit të FK Partizani Gazment Demi. Klubi Partizani është pranë familjes Demi në këtë moment të vështirë dhe njëkohësisht përcjellim ngushëllimet më të sinqerta Familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme.

I paharruar do të mbetesh presidenti ynë…

U prehsh në paqe Resul Demi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb