Marcos Rojo është një lojtar që pëlqen shumë të luajë për vendin e tij dhe këtë e tregon kudo. Mbrojtësi i Manchester United e dashuron ekipin e kombëtares së tij Argjentinën dhe shpreson shumë që të jetë edhe në Kupën e Amerikës në Xhamajka.
Lojtari i Argjentinës dhe Mancherster United ka postuar një selfie në Instagram nga hoteli ku kombëtarja argjentinase po qëndron, gjatë Kupes se Amerikës, që po zhvillohet në Kili.
Ai shijon një pije në shoqërinë e Gonzalo Higuain dhe Ezequil Garay, pas një seance stërvitore dhe bën një selfie me të dy shokët e skuadrës duke e postuar më pas ne rrjetin social.
Por Rojo e ka hequr më pas foton nga profili i tij, kjo për shkak të pozicionit të sikletshëm të tij, por fotoja është shpërndarë tashmë dhe po bën xhiron në internet. (da.xha/BalkanWeb)
