Sulmuesi i Chelseat, Pedro Neto, u shpreh i lumtur për faktin që skuadra ka shkuar deri në finale të Kupës së Botës për Klube.

“Mendoj se rezultatet flasin vetë. Mënyra se si punuam, mënyra se si i bëmë gjërat, ishte vërtet e mirë. Jemi përmirësuar shumë, por kemi ende shumë për të bërë.

Jemi vërtet të lumtur me atë që po bëjmë dhe shpresojmë të përfundojë sa më mirë.

Mund ta shihni që patëm disa momente të vështira gjatë turneut. Patëm disa momente të vështira për sa i përket kontrollit të lojës dhe i menaxhuam ato me mbrojtjen tonë.- tha Neto.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb