Lojtari i Dinamos, Albion Marku u shpreh i lumtur pas barazimit pa gola ndaj Partizanit.

“Barazimi? Kemi ndryshuar shumë në këto sfidat e fundit. Kemi 3 ndeshje që nuk pësojmë dhe kemi shënuar. Shpresojmë që të vazhdojmë me këto rezultate.

A të mungon Partizani? Më mungon pak.

Çfarë i the Hadrojë? Njihem prej vitesh dhe është një mik i imi. Vetëm i buzëqesha.

A ka shpresa Dinamo të jetë mes 4-shes më të mirë? Dinamo i ka të gjitha mundësitë të jetë mes më të mirave. I ka të gjitha cilësitë, kemi eksperiencën dhe tashmë në duhet të mbajmë këtë ritëm për të qenë mes më të mirëve” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: