Mbrojtësi i Interit, Benjamin Pavard, foli për Amazon Prime Video përpara ndeshjes çerekfinale të Champions League kundër Bayern Munichut.

“Ndeshje shumë e vështirë, Bayern është një ekip i madh, por edhe Interi. Ne duhet të luajmë si gjithmonë dhe të qëndrojmë të fokusuar.”

Si u përgatitët për këtë ndeshje?

“Në ndeshjen e parë pranuam gola, sot duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mbrohemi shumë mirë. Nuk duhet të pranojmë gola, por edhe të ecim përpara dhe të përpiqemi të shënojmë.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb