Qendrim Ismajli është larguar nga Tirana. Lojtari, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka falenderuar të gjithë për mbështetjen. 26-vjeçari ka luajtur 12 ndeshje në këtë sezon, ndërsa në edicionin e kaluar është aktivizuar në 22 takime.

“Faleminderit KF Tirana për gjithçka që më dhatë gjatë këtij një viti e gjysmë të paharrueshëm. Për çdo stërvitje, çdo ndeshje, çdo sfidë dhe emocion të përjetuar me fanellën bardheblu.

Ishte një përvojë e çmuar që më rriti si sportist dhe si njeri. Mirënjohës për besimin, mbështetjen dhe profesionalizmin. Tani mbetem në kërkim të objektivave dhe sfidave të reja. KF Tirana do të mbetet gjithmonë pjesë e rrugëtimit tim”- shkruajti ai.

 

Ismajli Postimi 279x450
Ismajli Postimi 279×450

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb