Kroacia do synojë të arrijë finalen e Botërorit, teksa në gjysmëfinale do përballet me Argjentinën. Në prag të këtij takimi ka folur lojtari i kroatëve, Bruno Petkovic.
“Nuk kemi një plan individual apo ide se si ta ndalim Messin, nuk do të fokusohemi vetëm te një lojtar. Nuk mendoj se do të kemi një plan të veçantë vetëm për një person, Argjentina ka shumë lojtarë të mirë dhe është e vështirë të fokusohemi vetëm në një” – Tha ai.
(BalkanWeb)
